Gucati: Gjykata Speciale është anti-UÇK dhe kundër shtetit të Kosovës

Gucati: Gjykata Speciale është anti-UÇK dhe kundër shtetit të Kosovës

Kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se Gjykata Speciale është kundër Kosova dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në protestën e thirrur kundër padrejtësive nga Gjykata Speciale, Gucati ka thënë se Gjykata në Hagë është e njëanshme.

“Kjo gjykatë është e njëanshëm, anti-uçk dhe kundër shtetit të Kosovës. Ne kemi ditur të bëhemi bashkë gjithmonë dhe jemi bashkuar edhe sot sepse po rrezikohet pavarësia jonë, sepse Gjykata Speciale e ka devijuar misionin e saj. Kjo gjykatë po bën padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për ekzistencë njerëzore. Lufta jonë nuk ishte vetëm luftë për çlirimin, por luftë kundër zhdukjes së identitet të shqiptarëve. Kjo gjykatë me veprat e saja të njënjëshme po përpiqet ta përmbys historinë në favor të Serbisë. Ajo po tenton ta krijojë narrativen e rremë, ndërsa e vërteta është krejt tjetër. Sot kjo gjykatë po i gjykon aleatët e NATO-s. Kjo gjykatë nuk i gjykuar krimet e vërteta të forcave serbe, kjo nuk është drejtësi kjo është dhunë politike”, ka thënë Gucati.

Shpërndaje në: