Gucati për Isni Kilajn: Jemi gëzu, sa më shpejt të lirohen edhe ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët
Pas vendimit të Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të Isni Kilajt, ka reaguar edhe ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Ai tha për “Kosova Live” se lajmi është pritur me shumë gëzim, jo vetëm nga familja Kilaj, por nga të gjithë bashkëluftëtarët dhe qytetarët që i kanë ndjekur proceset në Hagë.
“Na ka gëzu shumë lajmi për lirimin e Kilajt. Është një hap i mirë, sepse ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e luftës së UÇK-së. Shpresojmë dhe lutemi që sa më shpejt të lirohen edhe ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët që po mbahen padrejtësisht,” – u shpreh Gucati.
Ai shtoi se familjet e të akuzuarve kanë pritur gjatë për këto zhvillime dhe se vendimi i sotëm u ka dhënë atyre shpresë.
“ Shpresojme që ky proces të përfundojë sa më shpejt dhe drejtësia të vihet në vend për të gjithë,” – theksoi ai./Periskopi/



