Gulen: Jam i gatshëm të shkoj në Turqi, nëse Amerika do të më ekstradojë
Fetullah Gulen, kleriku mysliman i akuzuar nga shteti i Turqisë për grusht shtetin e dështuar në vitin e kaluar ka thënë se do të pranojë nëse Ëashingtoni do ta ekstradojë në Ankara sipas kërkesës së këtyre të fundit.
Në një intervistë, Gulen 79 vjeçarë ka mohuar se ka dashur të “ikë” në Kanada, gjë që është deklaruar nga qeveria e Turqisë.
“Këto thashethëme nuk janë aspak të vërteta”, ka thënë Gulen për Reuters.
“Nëse shtetet e bashkuara të Amerikës e shohin të arsyeshme ekstradimin tim, unë do të shkoj në Turqi”, ka bërë të ditur Gulen, transmeton Periskopi.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria e këtij vendi e akuzojnë Fetullah Gulen’in për orkestrim të grusht shtetit në muajin Korrik të vitit të kaluar. Në këtë ngjarje janë vrarë 240 njerëz./Periskopi/



