Gundogan: Mund të rikthehem te Dortmund

Gundogan: Mund të rikthehem te Dortmund

Transferi i ri i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit  në të ardhmen te Borussia Dortmund.

Reprezentuesi i Gjermanisë u largua nga verdhezinjtë për të kaluar te ‘qytetarët’ në Premier Ligë në afatin kalimtar të verës.

“Nëse do të ishte rasti pas një ose dy vjetëve unë ndoshta nuk do të isha i lumtur po të rikthehesha te Dortmund, për shkak se ndoshta unë nuk do të arrijë të zhvillohesha si lojtar”, deklaroi Gundogan.

“Nëse unë jam 29 ose 30 vjeç dhe nëse Dortmund më kërkon, atëherë unë nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: