Guri dhe dilemat për shkollën e parë shqipe
Restaurimi i Katedrales katolike në Prizren, sipas tij, ka rezultuar që të zbardhet edhe historia e një shkolle tjetër shqipe para asaj të Korçës, shkruan sot Koha Ditore.
Një gur mermeri me mbishkrim në latinisht, për klerikun që është edhe kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës, tregon se rreth pesë dekada para qytetit të Korçës, Prizreni e kishte një shkollë shqipe.
Ka tre vjet që është gjetur kjo pllakë, por askush deri më tani nuk e ka studiuar e zbërthyer atë që shkruhet aty.
Qysh në prezantimin e kësaj teorie, profesori universitar Hajrullah Koliqi kishte qenë ndër të parët që kishte reaguar. Por Zefi është i palëkundur në atë që thotë, edhe pse pos atij mbishkrimi nuk ka ndonjë tjetër dokumentacion që e dëshmon se ajo ishte shkollë shqipe.
“Gjatë restaurimit të Katedrales së Prizrenit, në vitin 2013, është gjetur një guri, mermer i gdhendur me përmasa afërsisht një metër me një metër, ku shkruan se në vitin 1856 shkolla e parë shqipe restaurohet, në kuptimin se është zgjeruar shkolla e mëparshme”, thotë Zefi. Këtë e bazon në gurin e mermertë që mban shtatë rreshta mbishkrim me shkronja të mëdha. Zefi thotë me bindje se të dhënat historike tregojnë që kjo shkollë ka funksionuar edhe në vitin 1832.



