Haaland: Jam në formën më të mirë të karrierës sime

Haaland: Jam në formën më të mirë të karrierës sime

Erling Haaland ka pranuar hapur se është në formën më të mirë të karrierës së tij, pasi shënoi golin e tij të nëntë në Premier League këtë sezon, duke i dhënë Manchester Cityt fitoren 1-0 ndaj Brentford.

Manchester City ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në Premier League dhe të tretën në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Qytetarët” janë vetëm tre pikë larg vendit të parë dhe loja është e hapur në betejën e nxehtë për titullin e Premier League.

“Nuk jam ndjerë kurrë më mirë se tani. Jam në formën më të mirë të karrierës sime”, pranoi Haaland.

Shpërndaje në: