Habit modelja e njohur, ‘kërkon burrë’ nëpërmjet platformave online

Habit modelja e njohur, ‘kërkon burrë’ nëpërmjet platformave online

Modelja e njohur Demi Rose vetëm pak javë më parë rrëfeu se ndihej shumë mirë që ishte “single” dhe i ishte përkushtuar tërësisht karrierës si modele.

Por tani, Demi Rose duket se është vënë në kërkim të një partneri afatgjatë dhe këtë ka nisur ta bëjë përmes rrjeteve sociale.

22-vjeçarja është bërë pjesë e rrjetit “Huggle”, një platformë për njohje të reja online. E për të reklamuar veten dhe për të njoftuar edhe pretenduesit potencial Demi postoi në Instagram një faksimile të profilit të saj në këtë rrjet social duke sqaruar të gjithë ndjekësit se nuk ishte regjistruar aty për “aventurë”. Pra presim të kemi të reja nga modelja seksi e cila për vetë asetet fizike që ka është ndër më të preferuarat e publikut.

Shpërndaje në: