Hadërgjonaj dëshiron të luajë për Kosovën
Futbollisti i talentuar i skuadrës gjermane Ingolstadt 04, Florent Hadërgjonaj ka shprehur interesimin për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku.
“Kemi biseduar me Florentin dhe ai ka shprehur gatishmërinë për të luajtur për Kosovën”, tha Bunjaku.
“Gjasat janë që ai të vijë të luajë ndaj Turqisë dhe ndoshta edhe ndaj Islandës. Është një lojtar që na nevojitet. Ai është e ardhmja e futbollit dhe një lojtar shumë interesant”, ka shtuar ai.
Hadërgjonaj luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë. /Periskopi.com



