Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë finale është si një ëndërr për ne

Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë finale është si një ëndërr për ne

Kosova të martën do të luajë finalen e ‘play-off’-it ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës.

Lojtari i Kosovës, Florent Hadërgjonaj për mediumin turk “A Spor” tha se kjo ndeshje do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së “Dardanëve”, transmeton KlanKosova.tv.

Ai tha se për këtë finale kanë punuar shumë dhe se kjo ndeshje është si ‘një ëndërr’ për lojtarët e Kosovës.

“Ndeshja kundër Turqisë do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sonë. Të luajmë në këtë finale është si një ëndërr për ne. Ne punuam shumë për të arritur këtë nivel dhe jemi shumë të emocionuar”, tha Hadërgjonaj për A Spor.

Kujtojmë se Kosova mposhti Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 3:4 për të siguruar finalen e madhe ndaj Turqisë.

Ndeshja do të luhet në “Fadil Vokrri” të martën me fillim nga ora 20:45.

Shpërndaje në: