Hahn nesër për vizitë në Beograd

Hahn nesër për vizitë në Beograd

Eurokomisioneri së bashku me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes financiare për të mbështetur transformimin rrënjësor të administratës publike serbe.

Pos shefit të ekzekutivit serb, Hahn  do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, si dhe studentë dhe përfaqësues të komunitetit akademik.

Marrëveshja  e Bashkimit Evropian për mbështetjen e transformimit  të administratës publike të Serbisë, është në vlerë të  80 milionë eurove, raporton “Tanjug”,

Shpërndaje në: