Hajdar Beqa: Gjakova e vendosur për fitoren e PDK-së

Hajdar Beqa: Gjakova e vendosur për fitoren e PDK-së

Kandidati për deputet nga Gjakova, Hajdar Beqa, ka mbajtur takim elektoral në këtë qytet, në përkrahje të kandidatit për kryeministër të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Beqa, i cili njëherësh është edhe kryetar i Degës së PDK-së në Gjakovë, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e madhe, duke theksuar se energjia dhe bashkimi i treguar gjatë tubimit janë tregues të qartë, sipas tij, se fitorja po vjen.

Ai ka bërë thirrje për vazhdim të angazhimit deri më 28 dhjetor, duke theksuar se vetëm përmes përkushtimit të përbashkët do të kurorëzohet, siç u shpreh, fitorja e madhe e PDK-së.

Shpërndaje në: