Hajdar Beqa pranon uniformën ceremoniale të UÇK-së: Nder i veçantë

Hajdar Beqa pranon uniformën ceremoniale të UÇK-së: Nder i veçantë

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka pranuar uniformën ceremoniale të UÇK-së.

Ai ka thënë se ishte nder i veçantë dhe kënaqësi e papërshkrueshme

“Sonte ishte nder i veçantë dhe kënaqësi e papërshkrueshme ta pranoj uniformën ceremoniale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Një uniformë që mban brenda sakrificën, gjakun, krenarinë dhe lirinë. Një simbol që na kujton se liria nuk u dhurua, por u fitua me guxim dhe flijim”, ka shkruar ai në Facebook./Periskopi/

Shpërndaje në: