Hajdar Beqa tregon se kur bëhet kryeministër Kadri Veseli

Hajdar Beqa tregon se kur bëhet kryeministër Kadri Veseli

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa thotë se nga 12 qershori i këtij viti, kreu i PDK-së, Kadri Veseli do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Beqa ka reaguar ndaj një shkrimi të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu.

Sipas zyrtarit të PDK-së, reagimet e Veliut mund të kuptohen pasi sipas tij, kreu i Podujevës i ka gjasat e vogla për të marrë drejtimin e LDK-së./Indeksonline/

Më poshtë statusi i plotë i Hajdar Beqës:

Agim Veliu i frustruar nga rënia e Qeverisë dhe duke qenë i vetëdijshëm për humbjen që subjekti i tij do të pësoi në zgjedhjet e radhës, paska gjetur kohë që të mirret me Liderin e PDK-së.

Sikurse krejt Kosova edhe Llapi është krenar me z.Kadri Veseli.

Kadri Veseli është Lider me përmasa kombëtare, dhe nga 12 qershori 2017, do të jetë Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Këto reagime të z.Veliu, edhe mund te kuptohen, duke pasur parasysh garën për të parin e LDK-së, e si duket gjasat e z.Veliu janë shumë te vogla, për të mos thënë nuk ka fare!

Shpërndaje në: