‘Hajde hajde daj’, kënga që do emocionojë të gjithë vjen nga Shyhretja dhe Engjëllusha

‘Hajde hajde daj’, kënga që do emocionojë të gjithë vjen nga Shyhretja dhe Engjëllusha

Shyhrete Behluli, dhe Engjëllusha Salihu, kanë sjellë një projekt të ri muzikor, i cili ka prekur zemrat e publikut me temën e tij të ngrohtë dhe familjare.

Kënga, e titulluar “Hajde, Hajde Daj”, është një dedikim i veçantë për dajallarët, duke e bërë atë një himn për këtë lidhje të rëndësishme familjare, raporton prive.al, transmeton Periskopi.

Projekti vjen i kompletuar me videoklip dhe është realizuar nën siglën e njohur të studios Baresha Music.

Ky bashkëpunim nënë e bijë, i kthyer tashmë në traditë, pritet të jetë një sukses i menjëhershëm në dasma dhe festa familjare.

Publiku tashmë mund ta ndjekë këngën e re në platformat e tyre të preferuara, duke e shpërndarë si një dedikim për dajallarët e tyre. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: