Hajduti guximtar, hyn në shtëpinë e Rodgers dhe bën ‘selfie’
Një hajdut i guximshëm bëri një foto selfie brenda shtëpisë së trajnerit, Brendan Rodgers, derisa ky i fundit nuk ishte në shtëpi.
Mirëpo, ky veprim jo mirë i menduar nga hajduti, pritet ta drejtojë policinë në gjetjen e vendndodhjes së bandës së tij.
Fansat e futbollit ishin të shokuar kur kjo foto u publikua në rrjetet sociale ditën e djeshme.
Në prapaskenën e selfies shihet fotoja nga martesa e Rodgersit, 46-vjeçar, me bashkëshorten Charlotte, 35-vjeçare.

Një burim është shprehur për ‘The Sun’: “Policët do ta analizojnë mirë foton. Pasi u publikua vetëm disa ditë pas vjedhjes, do të ngriten dyshime rreth identitetit të njeriut të maskuar.
“Mund të jetë diçka që mund ta drejtojë hetimin në një pistë të re, duke rezultuar me kapjen e menjëhershme të tyre.

“Policia do të mundohet ta zgjidh këtë shpejt për të qetësuar zërat nga audienca.”
E tmerruar, Charlotte dhe bija Lola, gjashtë-vjeçare, u mbyllën në tualet, derisa hajdutët vodhën shtëpinë në ora 2:00 pas mesnate.



