Hajnat ia vjedhin një gruaje të huaj rreth 2 mijë euro dhe dy telefona
Një rast i grabitjes ka ndodhur në Prizren.
Një shtetase e huja ka bërë të ditur se dy të dyshuar ia kanë vjedhur rreth 2 mijë euro.
Njoftimi:
GRABITJE
Prizren 24.08.2025-15:20. Ankuesja femër shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me ç’rast duke përdor forcë, i kanë grabitur para të gatshme rreth 2000 euro, dhe dy telefona e me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.



