Hajrulla Çeku nuk del në debat të hënën, Manxhuka: VV nuk merr pjesë në Klan Kosova

Hajrulla Çeku nuk del në debat të hënën, Manxhuka: VV nuk merr pjesë në Klan Kosova

Hajrulla Çeku duket se nuk do të dalë në debat të hënën me kundërkandidatët, raporton Periskopi.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka shkruar se VV-ja nuk merr pjesë në debatet e Klan Kosovës.

Ndërsa, vetë Çeku disa herë ka deklaruar se nuk i refuzon debatet me kundërkandidatët e tij, por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Postimi:

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk merr pjesë në debatet e TV Klan Kosova.

Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen në TV Dukagjini, në 2 debate, në KTV, në Kanal 10 si dhe në Radiotelevizionin publik.

Çdo njoftim tjetër është spekulim.

Shpërndaje në: