Hajvalia shënon golin e parë në arenën ndërkombëtare

Hajvalia shënon golin e parë në arenën ndërkombëtare

Zelfie Bajramaj është golashënuesja e parë e klubit të futbollit të femrave Hajvalia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës po fiton 1 me 0 si mysafir i PAOK-ut, falë golit të Bajramajt në minutën e 15-të.

Kjo është ndeshja e parë që një klub kosovar i futbollit po luan në arenën ndërkombëtare pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Shpërndaje në: