Hakerët vjedhin 2 milionë euro nga klubi i njohur italian!
Hakerët kanë vjedhur 2 milionë euro nga Lazio, para të cilat klubi italian ia kishte borxh Feyenoordit për mbrojtësin Sefan de Vrij
Sipas ‘Il Tempo’ Lazio u bë viktimë e hakerëve pasi klubit i erdhi një email me logon e Feyenordit dhe ishte shkruar aq mirë saqë dukej se atë email e ka shkruar ndonjë drejtor i klubit holandez, shkruan Periskopi.
Gazeta raporton se Lazio bëri transferimin e parave duke përdorur detajet e llogarisë bankare të cilat ia kishin dërguar hakerët, por më vonë u zbulua se fondet nuk shkuan te kampioni i Holandës.
Por, prokurori në fund kishte arritur të gjente pagesën, e cila kishte përfunduar te një bankë holandeze.
Stefan de Vrij iu bashkua Lazios në vitin 2014 nga Feyenoord, ndërsa këtë verë mund të largohet nga Italia pasi atij i përfundon kontrata dhe për të kanë shprehur interesim shumë klube të njohura evropiane. /Periskopi/



