Haki Abazi: Kurti njeriu më toksik, që nuk do me prek kërkush

Haki Abazi: Kurti njeriu më toksik, që nuk do me prek kërkush

Haki Abazi nga AAK ka kritikuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për bllokimin e konstiuimit të Kuvendit, shkruan Periskopi.

Abazi në Klan Kosova tha se dështimi i seancave në Kuvend, dëshmon”diktaturën e hekurt” të Kurtit.

“Izolimi I Kosovës, vendimet të cilat kanë orinetu edhe ekonominë edhe politikën për 4 vite,  kanë bë që sot Kurti të jetë njeri më toksik I mundshëm që s’do me prek kërkush. Ky është rezultati dhe askush nuk do me prek. I qendrojnë njerëzit afër, ata që janë servil dhe të dëgjushëm, ndërsa partitë e tjera politike janë në konkludimin e plotë se kjo është gjëja më toksike.

Përndryshe mos me pas debat e mos me pas reflektim pas 19 herë tentim me zgjedh një njeri kryetar parlamenti, dmth këtu është një diktaturë e hekurt që kanë filluar edhe qytetarët me pa edhe militantët më të mëdhenjë të Kurtit, kanë fillu me pa që kemi të bëjmë me një njeri që nuk funkisonon nuk ka asnjë gjë më të rëndësishme se pozita e tij e kryeministrit”, tha Abazi mes tjerash.

Shpërndaje në: