Halimi: Qytetarë mos lejoni t’ju mashtrojnë, Albin Kurti dhe Hekuran Murati, kthejuni arsyes shtetërore!

Halimi: Qytetarë mos lejoni t’ju mashtrojnë, Albin Kurti dhe Hekuran Murati, kthejuni arsyes shtetërore!

Sibel Halimi nga LDK, ka reaguar ndaj situatës së krijuar me bllokimin e buxhetit të Prishtinës, duke kërkuar që “lojërat politike dhe taktikat akuzuese” të përfundojnë menjëherë.

Ajo tha se zhbllokimi i buxhetit është domosdoshmëri e përditshme dhe se propaganda po rrezikon mirëqenien e qytetarëve.

Halimi akuzoi Qeverinë se ka bllokuar edhe të hyrat vetanake të kryeqytetit, të cilat, sipas saj, nuk lidhen me buxhetin e shtetit.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve “të mos mashtrohen”, ndërsa i kërkoi kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit t’i kthehen “arsyes shtetërore”./Periskopi/

Shpërndaje në: