Hallakamë në Gjakovë, Kurti pritet ta sakrifikojë Agon Batushën për Ardian Golen

Hallakamë në Gjakovë, Kurti pritet ta sakrifikojë Agon Batushën për Ardian Golen

Lëvizja Vetëvendosje- Dega në Gjakovë pritet që sot të zytarizojë Ardian Golën në garën për të parin e qytetit.

Fillmisht VV-ja vendosi që për të parin e Gjakovës të kandidojë Agon Batushën mirëpo tashmë Batusha është larguar nga gara.

Ceremonia e prezantimit të Golës për kryetar të Gjakovës do të bëhet sonte ku prezent do të jetë edhe vetë Kurti.

Në garë për të parin e Gjakovës pos Golës janë edhe Ardian Gjini nga AAK-ja, Shefqet Shehu nga LDK-ja dhe Ervin Shabani nga PDK-ja./Periskopi/

Shpërndaje në: