Hamasi i shkruan Trumpit: Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi

Hamasi i shkruan Trumpit: Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi

Hamasi i ka drejtuar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku i kërkon të garantojë një armëpushim 60-ditor në Rripin e Gazës, në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve të mbajtura atje.

Sipas një raportimi ekskluziv të Fox News, që citon një zyrtar të lartë të administratës amerikane dhe një burim pranë negociatave, letra aktualisht ndodhet në duart e negociatorëve nga Katarit, shkruan euronews.

Katar do ta dorëzojë këtë kërkesë në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj jave. Më herët, Doha kishte pezulluar përpjekjet e ndërmjetësimit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e 48 pengjeve që mbahen që nga sulmi izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, dy javë më parë./Periskopi/

Shpërndaje në: