Hamburgu e poshtëron mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë (Foto)

Hamburgu e poshtëron mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë (Foto)

Mërgim Mavraj është ‘dëbuar’ nga stërvitjet me skuadrën e parë dhe klubi e ka dërguar atë që të stërvisë me lojtarët e U-21

Mërgim Mavraj nuk po kalon momente të mira te Hamburgu pasi përveç se shumicën e kohës ishte në bankë rezervë, ai tani ka marrë një goditje edhe më të rëndë, shkruan Periskopi.

Mavraj është dërguar për t’u stërvitur me ekipin U-21 të Hamburgut.

“Stafi i trajnerëve ka vendosur ta marrë këtë vendim për arsye sportive dhe do të vazhdojë pa Mërgim Mavrajn nga kjo ditë. Ne e kemi informuar atë t’i bashkohet ekipit U21 në stërvitje nga ky moment”, ka thënë Peter.

Lajmi është bërë publik edhe nga vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Mërgim Mavraj do të stërvitet me 21-vjeçarët deri në një njoftim të mëtejshëm. Ai është informuar për vendimin nga Christian Titz, Thomas von Heesen dhe Bernhard Peters këtë mëngjes”, thuhet në postimin e klubit të Hamburgut. /Periskopi/

Shpërndaje në: