Hamilton me aromë titulli, fiton edhe në Japoni
Lewis Hamilton është shumë pranë titullit të pestë të kampionit pas një fitore në garën për Çmimin e Madh të Japonisë.
Hamiltoni i Mercedesit dominoi ndaj rivalit për titull, Sebastian Vettel në garën e sotme.
Vettel ishte i mbyllur nga Max Verstappen kur tentoi të kalonte për vendin e tretë, por në fund mbeti i gjashti, shkruan Periskopi.
Tashmë Vetteli i Ferrarit është 67 pikë mbrapa Hamiltonit.
Britaniku në rast se fiton në garën e Austrisë do shpallej kampion për herë të pestë në karrierën e tij./Periskopi/




