Hamilton “pole position” në Spanjë, Vettel renditet i dyti
Hamilton me Mercedes rikthehet protagonist në Botërorin e Formula 1, duke siguruar sot “pole position” në pistën e Barcelonës, në përfundim të provave zyrtare, të vlefshme për Çmimin e Madh të Spanjës.
Ai la pas pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel, i dyti, por me një kohë të afërt me atë të britanikut. Ferrari, edhe pse në vështirësi gjatë dy sesioneve të para, në atë final arriti të fusë Vettel në vijën e parë, duke e bërë mjaft interesante garën e nesërme, transmeton telesport.
Gjithsesi, Mercedes rikthehet protagoniste në pistë, teksa ndryshimet e bëra në njëvendëshen gjermane kanë dhënë efekt deri më tani në pistë.
Renditja




