Hamiti i LDK’së: Vit i fituar për VV-në, i humbur për Kosovën

Hamiti i LDK’së: Vit i fituar për VV-në, i humbur për Kosovën

Anëntari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka komentuar draft-raportin e përpiluar nga raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras, i cili në vitin 2025 e ka vlerësuar si vit të humbur për Kosovën.

Hamiti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka vlerësuar se ky vit ishte i fituar për VV’në por i humbur për Kosovë.

“Vit i fituar për VV-në, i humbur për Kosovën. Mbasi e bllokoi funksionimin e institucioneve gjatë gjithë vitit, mbas zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2025, VV-ja i fitoi zgjedhjet me 51% në dhjetor. Në vend se të ndëshkohej për paralizim të shtetit, u shpërblye elektoralisht. Ishte vit i humbur për Kosovën, por i fituar për VV-në e Albin Kurtit”, ka shkruar ai.

Hamiti tutje ka vlerësuar se edhe viti 2026 pritet të jetë i ngjashjshëm si viti 2025.

“Në humbje e sipër është edhe viti 2026, ngjashëm si i kaluari, për shkak se Albin Kurti nuk do të qeverisë me rregulla demokratike, por do të sundojë”, ka shkruar Hamiti./Periskopi/

Postimi i plotë:

“2025 – vit i humbur për Kosovën”: Terras publikon draft-raportin, kërkon vazhdimin e dialogut me Serbinë

Shpërndaje në: