Hamiti ironizon me LVV-në: Ndryshimi ka ndodhur, për herë t’parë Kosova nën sanksionet e BE-së dhe SHBA-së

Hamiti ironizon me LVV-në: Ndryshimi ka ndodhur, për herë t’parë Kosova nën sanksionet e BE-së dhe SHBA-së

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamti, e ka kritikuar Qeverinë të udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për sanksionet e BE-së dhe të ShBA-së.

Hamiti përmes një postimi në rrjetin  social Facebook ka ironizuar duke thënë se ndryshimi me VV-në ka ndodhur, raporton Periskopi.

“Ndryshimi ka ndodhur! Kosova është nën sanksione të BE-së dhe të SHBA-ve për herë të parë në historinë e vet. VV-ja me satelitët dhe përkrahësit e vet besnikë vetëvendosën dhe guxuan për këtë alternativë – NDRYSHIMIN. Ndryshimin po e gëzojnë pushtetarët dhe po e vuajnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hamiti./Peiskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: