Hamiti: VV-ja e mbajti mbledhjen te UP, asnjë parti s’duhet të zhvillojë veprimtari politike atje

Hamiti: VV-ja e mbajti mbledhjen te UP, asnjë parti s’duhet të zhvillojë veprimtari politike atje

Muhamet Hamiti nga LDK ka kritikuar Lëvizjev Vetëvendosje pasi mbledhjen e Këshillit e ka mbajtur në ambientet e Universitetit të Prishtinës.

Ai në Facebook ka thënë se LVV edhe në të kaluarën e ka bërë një gjë të tillë.

Hamiti thotë se asnjë parti nuk duhet të zhvillojë veprimtari politike në mjediset e Universitetit të Prishtinës

Postimi i plotë:

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e paska mbajtur mbledhjen e sotme të Këshillit të saj të Përgjithshëm në ambiente të Universitetit të Prishtinës (UP). Nuk është hera e parë që Vetëvendosja e Albin Kurtit mban mbledhje në hapësirat universitare të UP-së, më saktësisht në Amfiteatrin e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.
S’më kujtohet që parti të tjera politike të Kosovës të kenë mbajtur mbledhje të tilla në hapësirat e UP-së.
Asnjë parti nuk duhet të zhvillojë veprimtari politike në mjediset e Universitetit të Prishtinës, universitetit kryesor publik në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në: