Hamsik te Chelsea, sqaron agjenti i lojtarit

Hamsik te Chelsea, sqaron agjenti i lojtarit

Mesfushori ishte i lidhur me Chelsean gjatë kohëve të fundit, së bashku me trajnerin e tij Sari i cili është duke u kërkuar nga “blutë e Londrës”.

“Chelsea është në kërkim të Hamsikut, është hera e parë që dëgjoj, nuk mendoj kështu, nuk di asgjë për këtë”, tha agjenti Martin Petras për Calcio Napoli 24, transmeton KosovaPress.

“Ai përpiqet të mbajë një humor pozitiv në grup tani. Ai mezi pret sezonin e ardhshëm me një dëshirë të madhe për të filluar dhe të përpiqet të fitojë titullin e ligës”, shtoi ndër tjera.

“Nuk di askënd që dëshiron të largohet nga Napoli , ndërsa e ardhmja e Maurizio Sarri duhet të sqarohet”, përfundoi ai

Shpërndaje në: