Hamza: Kategoritë sociale duhet të përkrahen me ligj e të nxirren nga ajo gjendje, jo t’iu blihet vota siç bëri Qeveria Kurti
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se inflacioni në Kosovë po vazhdon dhe rritja ekonomike është nën 4%.
Hamza ka thënë se kërkohet më shumë targetim i skemave sociale, jo vetëm për t’iu dhënë para në kërkim të votës, por për t’i targetuar ato kategori për t’i nxjerrë nga gjendja.
“Inflacioni vazhdon, norma e rritjes ekonomike nën 4 %. Ndryshimet në strukturën e shpenzimeve e kanë përkeqësuar strukturën, në dëm të parasë publike. Janë shpërnda para, ku kërkohet më shumë targetim i skemave sociale. Jo vetëm me dhënë para për me kërkuar votë, por me i targetu kategoritë që me i nxjerrë prej asaj gjendje”, ka thënë Hamza.
Hamza ka thënë se Qeveria Kurti nuk është kujdesuar për zhvillim ekonomik e përmirësim të standardit të jetesës, por vetëm për blerje të votës përmes parasë publike.
Kreu i PDK’së ka thënë e kategoritë sociale duhet të përkrahen, por me ligj.
“Kjo Qeveri nuk është duke u përkujdesur për zhvillimin ekonomik, për standardin e jetesës, por vetëm po bën blerje të votës përmes parasë publike. Kategoritë duhet të përkrahen, por duhet të bëhet me ligj”, ka thënë Hamza.



