Hamza pas takimit me Malajn: Shqipëria dhe Kosova ecin bashkë, të lidhura nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit

Hamza pas takimit me Malajn: Shqipëria dhe Kosova ecin bashkë, të lidhura nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza bëri të ditur se me Malajn bashkëbisedoi për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Pos tjerash, i pari i PDK-së tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shkojnë përtej diplomacisë.

“Ato janë vëllazëri, histori dhe një e ardhme e përbashkët. Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, të lidhura ngushtë nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit tonë”, ka shkruar Hamza.

Shpërndaje në: