Hamza: Po shoh vendosmëri dhe gatishmëri për ndryshim
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar aktivitetin e tij në terren në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Së fundmi, ai ka vizituar Malishevën, nga ku ka përcjellë mesazhe optimizmi për rritjen e mbështetjes ndaj platformës së tij qeverisëse.
Hamza tha se fryma e ndryshimit po ndihet gjithnjë e më shumë në çdo qytet që po viziton.
“Në rrugëtimin për ta çuar Kosovën përpara, sot në Malishevë pashë vendosmërinë, energjinë dhe gatishmërinë për ndryshim që po rritet çdo ditë,” u shpreh ai.
Hamza u zotua se bashkëpunimi me qytetarët do të jetë kyç në qeverisjen e tij të ardhshme. Ai e përmbylli mesazhin e tij me thirrjen: “Bashkë me Malishevën, përpara për Kosovën!”.



