Han dajak reperi që e rrahu Feron (Foto)
Në mars të këtij viti reperi Fero është sulmuar nga disa persona.
E një nga sulmuesit që e ka pranuar këtë gjë publikisht, është reperi Ligirt Uka.
Siç merr vesh lajmi.net nga burime të sigurta reperi i njohur sot është sulmuar nga disa persona dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor.
Kjo më pas u konfirmua nga Policia e vendit ku thonë se Ligirti është gjetur me lëndime trupore në rrugën Isa Boletini në Prishtinë.
”Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” tha për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kujtojmë se në muajin mars, reperi Ligirt Uka abshkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht Feron.




