Hapat e parë në unifikimin e një lige kombëtare: Skënderbeu-Partizani mund të gjykohet nga një kosovar (Foto)

Hapat e parë në unifikimin e një lige kombëtare: Skënderbeu-Partizani mund të gjykohet nga një kosovar (Foto)

Skënderbeu-Partizani mund të drejtohet nga gjyqtari kosovar, Genc Nuza. Vetëm dy ditë më parë, Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se ka arritur marrëveshje me FSHF-në për shkëmbimin e gjyatarëve me stemë të FIFA-s në ligat elitare të futbollit të të dy vendeve.

Genc Nuza Turqi - Moldavi

Kësisoji, gjasat janë që në fundjavë në Korçë të gjykojë ndërkombëtari Nuza, bashkë me dy asistentë nga Kosova. Duke qenë se arbitri i vetëm që mban stemën e FIFA-s në Shqipëri, Enea Jorgji, është i padëshirueshëm për Skënderbeun pas ndeshjes në Kukës, FSHF pritet të zyrtarizojnë në ditët e ardhshme emrin e Nuzës për këtë takim.

Gjyqtari Genc Nuza

 

Shpërndaje në: