Hapet Casillas: Ja çfarë më bënin tifozët shkaku i Mourinhos
Legjenda e Real Madrid, ishte ulur në bankinë nga Jose Mourinho, i cili portën e mbretërve ia pati besuar Diego Lopezit.
Casillas që sot mbron portën e Portos, është rikthyer të flas për kohën e tij te Real Madridi, kur trajner ishte Jose Mourinho.
“E kuptoj që njerëzit që ishin të mërzitur me mua sepse unë kisha probleme me Mourinhon dhe ata më fishkëllenin mua në fushë”, deklaroi Casillas, transmeton lajmi.
“Preferova qetësinë për të mirën e klubit, nuk doja të bëjë cirkus kur situata nuk ishte e mirë, në të ardhmen mund të punoj sërish me të, çfarë ka ndodhur i përket së kaluarës”, ka shtuar Casillas.



