Hapet fushata për egjiptianët e Kosovës: Haki Abazi iu shfaqet në listë si kandidat
Partia Liberale Egjiptiane e Kosovës, me kryetarin e saj Veton Berisha, kanë hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Një ndër pikat e programit të saj është sfidimi i gjuhës së urrejtjes, që është bërë dukuri shqetësuese në politikën kosovare.
“Ecim tutje Faqebardhë” – ka shkruar z.Berisha, derisa ka zbuluar edhe emrat e listës së kësaj partie të kandidatëve për deputetë.
Ajo që bie në sy në këtë listë është emri i Haki Abazit, i renditur i 35-i. Ky është edhe emri i kandidatit të Vetëvendosjes, që në këto zgjedhje do të bart numrin 19 në zgjedhjet e Shën Valentinit.
Nuk dihet profili i Abazit të Partisë Liberale Egjiptiane, por e pazakonta është se edhe emri e edhe mbiemri i tij është krejtësisht i njëjtë me atë të numrit 2 të VV-së në Qeverinë Kurti.
Egjiptianët në Kosovë në Legjislaturën e VII i kanë pasur dy deputetë. /Periskopi





