Hapet kafeneja e parë për admiruesit e maceve

Hapet kafeneja e parë për admiruesit e maceve

 

Në Xhakartë ka një numër të restoraneve dhe kafeneve, megjithatë, kafeja për admiruesit e maceve dallon nga gjithë të tjerët. Vizitorët e kafenesë të ketë mundësinë të ushqyejnë dhe të luajnë me 15 lloje të ndryshme të maceve.

Kefeneja është e para dhe e vetmja e këtij lloji në Indonezi dhe në të në kohën e njëjtë mund të ulen vetëm 19 konsumatorë. Për shkak të kushteve higjienike, vizitorët para se të hyjnë në kafene duhet të heqin këpucët.

Fokusi është në përkushtimin e vëmendjes ndaj maceve që banojnë në kafene. Nga dy persona, të cilët vizitojnë kafenë, mund të kujdeset për një mace. Ata e ushqejnë dhe i përmbushuin kërkesat e saj.

Punonjësi i kafenesë Mas Aryon tha se kjo është një kafene ku mund të vijnë vetëm admiruesit e kafshëve.

“Kafeneja është projektuar posaçërisht për macet që ata të ndihen rehat. Kemi dy njerëz që kujdesen për ta”, shpjegon Aryon.
Hyrja në kafene është me pagesë, gjatë javës 4 dhe për fundjavë 5 dollarë. Kafeneja e parë për admiruesit e kafshëve u hap në vitin 1998 në Tajvan dhe më pas në vitin 2004 edhe në Japoni./Gazetaere/

 

Shpërndaje në: