Hapet Kids Galaxy, parku më i madh i lojërave dhe i argëtimit për fëmijë!

Hapet Kids Galaxy, parku më i madh i lojërave dhe i argëtimit për fëmijë!

Në Prishtinë është hapur parku më i madh i lojërave dhe i argëtimit për fëmijë “Kids Galaxy”.

“Kids Galaxy” është parku më i madh argëtues për fëmijë në rajon, i cili përfshinë hapësirë argëtuese me lojëra për fëmijë 1 – 12 vjeç dhe një mini qytet për fëmijët, ku do të kenë mundësinë të luajnë rolin dhe të ushtrojnë profesionet e tyre të ëndrrave.

“Kid Galaxy” me stafin profesional do të kenë aktivitete të vazhdueshme me fëmijët dhe tema rreth profesionit të cilin ata e dëshirojnë.

Fëmijë që argëtohen në “Kid Galaxy” do të kenë rast të ushtrojnë profesione si bankier, mjek, pilot, mekanik, bukëpjekës, fermer, ndërtimtarë, shitës etj, ku secili profesion e ka klasën dhe mjetet e duhura që fëmijët të ushtrojnë sikurse të jetë realitet.

“Kids Galaxy” është vend për krejt familjen, restaurant, lojëra, edukim, argëtim të gjitha në një vend.

https://www.facebook.com/periskopi/videos/771119650055359/

Shpërndaje në: