Hapet kufiri në pikën kufitare Hani i Elezit për automjete, por mbetet i mbyllur për mallra

Hapet kufiri në pikën kufitare Hani i Elezit për automjete, por mbetet i mbyllur për mallra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare në Hani të Elezit është rihapur për qarkullim në hyrje-dalje për të gjitha automjetet.

Sipas njoftimit zyrtar, lëvizja është lejuar për të gjitha kategoritë e automjeteve, ndërkohë që Terminali Doganor vazhdon të mbetet i mbyllur për qarkullimin e automjeteve që bartin mallra.

Autoritetet theksojnë se për çdo informacion shtesë do të ketë njoftime në kohë reale.

Njoftim:
Ju informojmë se është hapur kufiri në PKK Hani i Elezit, për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha…

Posted by Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar on Wednesday, July 9, 2025

Shpërndaje në: