Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj

Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga nacionale Prishtinë Ferizaj dhe anasjelltas, duke përfshirë edhe aksin rrugor afër Prishtina Mall.

Sipas Policisë, kjo rrugë është hapur për qarkullim normal të komunikacionit rrugor.

“Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku. Institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit”, ka njoftuar Policia.

Ata kanë ftuar të gjithë vozitësit që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Shpërndaje në: