Haradinaj: Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën

Haradinaj: Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se diaspora dhe Kosova ajnë një dhe të pandashme, duke theksuar se në kohën e rezistencës paqësore ata ishin hambari i Kosovës, si dhe mbështetja ekonomike e morale.

“Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën! Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale. Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së. Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës. Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit. Diaspora dhe Kosova janë NJË, të pandashme!”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në: