Haradinaj feston ditëlindjen e përvjetorin e martesës, Anita: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë
Kryeministri, Ramush Haradinaj, sot feston 50 vjetorin e lindjes.
Është bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, që e ka uruar menjëherë pas mesnate përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke theksuar edhe përvjetorin e 15 të martesës së tyre.
“Historitë tona vështirë se mund t’i kuptosh nëse nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashkë dhe sot festojmë dy festa, sot kur ne jemi më shumë se familje, me shumë se të dashur, më shume se çift, sot jemi unë ti dhe tre fëmijë”.
“Sot në mos asgjë përfaqësojmë shumë dashuri brenda botës tonë të vogël me të mirat dhe të këqijat që dashuria i ngërthen në vete!”, ka shkruar ajo.
“Gëzuar Ramush Haradinaj!! Të duam shumë Gjini, Hana, Trimi e unë edhe ma shumë!”.
“Vazhdoj me mendu që jom ende dhurata ma e mirë që najhere e ke marrë për ditëlindje!! Përveç Ditëlindjes, Gëzuar edhe 15 vjet martese ( vështire boll ama pune qefi burrë)”, ka shtuar ajo në këtë formë.




