Haradinaj: Glauk Konjufca t’i kërkojë falje qytetarëve, sot është dita e kthesës
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë para mediave se Glauk Konjufca duhet t’i kërkojë falje qytetarëve që e ka vonuar edhe për dy javë të tjera, raporton Periskopi.
Ai tutje ka thënë se sot do të jetë dita e kthesës, pasi që Kosova deri tani ka humbur shumë mundësi.
“AAK është e qëndrueshme në vendimet e veta çdo deklarim i yni më përpara kur ka qenë çështja e kryetarit të Kuvendit. Edhe atëherë kur kemi votuar lirshëm ka qenë vendim i AAK-së. Është vendim i AAK-së të votojmë kundër. Duhet të kërkojë falje që i ka vonuar edhe dy javë”, tha ai.
“Kemi qenë cdo herë në kërkim të zgjidhjes në kohë”, ka deklaruar ai.



