Haradinaj: Jemi në përkrahje të ndryshimeve
Ramush Haradinaj deklaroi se aak është në përkrahje të ndryshimit që po bënë Shpend Ahmeti në Prishtinë
Kisha nderin të finalizoj një marrëveshje për qeverisje në kryeqytet, por është me rëndësi të themi se Aleanca ka marrë vendim politik me fitoren e kryetarit Shpend Ahmeti në Prishtinë, që t’i japim përkrahje të vazhdueshme dhe pa kushte.
Grupi parlamentar i Aleancës ka qenë në përkrahje të politikave qeverisëse të kryetarit deri më tani.
Tani është e nevojshme krijimi i një shumice qeverisëse.
Prishtina është sfidë qeverisëse, është sfidë sepse janë akumuluar disa probleme dhe ne jemi në përkrahje të këtij ndryshimi që përfaqëson kryetari Ahmeti



