Haradinaj: Ju lumtë, djema
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka uruar Kosovën, pas fitores ndaj Maltës me rezultat prej 5-0.
Haradinaj ka shkruar se Kosova ka arritur rezultat prestigjioz duke bërë një lojë të mrekullueshme.
“Rezultat prestigjioz dhe lojë e mrekullueshme e Përfaqësuesës së Kosovës si mysafir në ndeshjen kundër Maltës. Ju lumtë, djema! ”, ka shkruar Haradinaj.



