Haradinaj: Kemi dal te Ura e Ibrit me hangër fara
“Si shihet kemi dal sot këtu në Mitrovicë tek ura e Ibrit që të hamë fara e më vonë do të pimë edhe çaj”, kështu ka deklaruar për infojeta.net, Gjenarali i UÇK-së dhe n/kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Hasim Haradijan.
“Po kemi dalë me hëngër fare, të shëtisim, por ma kujtuat se kjo lidhet edhe me murin” ka thënë Gjenerali i UÇK-së Haradinaj në urën mbi lumin Ibër, tek sa po shikonin murin e ndërtuar në veri si dhe e punimet që zhvilloheshin në renovimin e urës.
Në këtë shëtitje për të hëngër fara në Mitrovicë ka qenë gjithë kryesia e Shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së së Kosovës si dhe pjesëtar nga të gjitha ish zonat e UÇK-së.
Në anën tjetër policia e Kosovës në Mitrovicë gjatë gjithë kohës ka monitoruar këtë shëtitje të veteranëve të UÇK-së të cilët në urën e Ibrit kishin ardhur me hëngër fara.
Në këtë shëtitje kanë marr pjesë rreth 200 veteran të UÇK-së, të cilët këtë rast e kanë shfrytëzuar edhe për të bërë sefli e fotografi./Infojeta.net/



