Haradinaj kërkon përgjegjësi nga kryeministri dhe qeveria, për gjendjen kaotike energjetike
Ai ka shkruar në Facebook se është i shqetësuar për lajmet që vijnë nga të gjitha anët e Kosovës për mungesën e energjisë elektrike.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt
Jam tejet i shqetësuar me lajmet që vinë nga të gjitha anët, ku mijëra familje po e vuajnë mungesën e energjisë dhe unë nuk po e kuptoj pse këto lajme nuk po mbërrin në veshët e qeveritarëve.
Kryeministri dhe Qeveria, duhet të japin përgjegjësi për këtë gjendje kaotike energjetike.
Ata duhet t’i tregojnë këtij populli se ku janë zhytur dhe pse nuk po vihen në anën e tij.
Burimet energjetike janë pasuri e popullit dhe ato nuk mund të tjetërsohen dhe populli të mbetët pa bazën e jetesës normale.
Ndërhyni sa nuk është bërë vonë, sepse zullumi që po ia shkaktoni qytetarit të këtij vendi, po i kapërcen të gjitha limitet.RH



