Haradinaj: Kur të bëhem kryeministër, nuk do të na ngucë askush, as në veri e as në jug

Haradinaj: Kur të bëhem kryeministër, nuk do të na ngucë askush, as në veri e as në jug

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se “kur të bëhet kryeministër, vendin nuk do ta ngucë askush”.

Sipas “Klan Kosova”, ai citohet të ketë thënë nga një tubim në Fushë Kosovë se “pritojnë të na ngacmojnë, sepse historia flet”.

“Ditën që e udhëheqi qeverinë, prej asaj dite e aq sa rri në Zyrën e Kryeministrit, s’na ngucë askush, as në veri, as në jug. Pritojnë të na ngacmojnë sepse historia flet”.

“Me zotimin për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO si një obligim politik e kombëtar, në mbështetje në statut të AAK-së, jap këtë nominim. Nominoj Vildane Latifi, si kandidate për deputet” – citohet se ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në: