Haradinaj: Ma kanë prishur gjumin me gaz lotsjellës

Haradinaj: Ma kanë prishur gjumin me gaz lotsjellës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur pas hedhjes së gazit lotsjellës për të dytën herë me radhë.

Ai nuk e komentoi vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për përjashtimin e pesë deputetëve të Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

Ai tha se gjendja e marrëveshjes së demarkacionit ka ndryshuar që kur e kundërshtonte edhe ai.

Tha se tani ka marrëveshje për korrigjim.

“Gjendja e tashme vazhdon nga e dikurshmja. Marrëveshja për korrigjim e ka ndryshu gjendjen, megjithatë ky është mendim i Vetëvendosjes”, ka thënë Haradinaj para medieve.

Haradinaj, tha se sot nuk ka mundur të flejë sikurse në seancën e mbrëmshme.

“Ma kanë prishur gjumin sot”, tha ai. /Periskopi/

 

 

 

 

Shpërndaje në: